Qendra Kosovare e Firmave Ushtrimore

QKFU ka rolin kryesor në mbarvajtjen e procesit të punes ne FU ku bëhet regjistrimi i FU, hapja e llogarisë bankare, monitorimi përmes softwerit bankar, certifikimi i cilsisë, hapja e e-mailit, organizimi i panaireve, mbajtja e trajnimeve per modulet e FU.

FU është një ndërmarrje virtuale ku aktivitetet e saj kryhen duke bërë praktikë profesionale në punëtoritë e shkollave, ku është e organizuar si ndërmarrje reale, themelimi i tyre bëhet nga nxënsit dhe mësimdhënësi. Pas një analize të tregut vendoset se cilen ndërmarrje do ta themelojnë, përpilohet biznes plani, regjistrimi i FU, shpallja e konkursit për punëtor, organigrami i ndërmarrjes me departamentet përkatse dhe zhvillimi i biznesit virtual ku paraja dhe stoqet janë virtuale. Po ashtu bëhet marrvëshje bashkpunimi me ndërmarrjet reale, ku kjo i perkrah me material propagandues për panaire dhe po ashtu vizita dhe kryerje të praktikes në ndërmarrje.

Qëllim i FU është që ti pajis nxënësit me aftësi profesionale për tregun e punes, që ata pasi ta përfundojnë shkollimin e tyre të jenë të gatshem ti implementojnë ato edhe në jeten reale.

QKFU ka filluar punen qysh nga themelimi i Firmave Ushtrimore 2004 - 2008 ku projektet Swisscontact dhe KulturKontakt Austria kanë punuar për QKFU. Nga viti 2008-2009 keto 2 organizata kanë punësuar me gjysëm norme (3 ditë në javë) Idriz Ademin, profesor nga shkolla ekonomike "Faik Konica" në Feriza,j i cili po ashtu themeloj dhe Banken e Parë të Ferizajit, FU e cila i ndihmoj rrjetit kombëtar të FU në kryerjen e pagesave. Njëkohësisht edhe në Pejë në shkollen e mesme ekonomike u themelu FU Administrata Tatimore nga profesor Agim Mulliqi, e cila e përkrahu rrjetin te FU me shërbimet e Administrates Tatimore. Panairet e para të FU u organizuan në vitin 2007 dhe 2008 në kuader të panaireve tjera, mirpo ishin të pranishme dhe FU.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në vitin 2009-2013 shpalli konkurs dhe punësojë Veton Alihajdari në poziten e koordinatorit të QKFU. Ku me pastaj u themeluan Banka e FU, Administrata Tatimore e FU, Dogana e FU në kuader të QKFU. Po ashtu edhe panairet nuk ishim më pjesë e ndonjë panairi tjeter, mirëpo panairi ishte i dedikuar vetem FU. Pastaj rrjetit të FU i jane bashkangjitur edhe shkollat bujqësore nga projektet Swisscontact dhe Danida.

Projektet Swisscontact dhe KulturKontakt Austria në qeshor 2013 kanë përfunduar perkrahjen e FU dhe QKFU dhe QKFU u vendos në Divizionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, ku Veton Alihajdari kalon nga pozita e kordinatori në poziten e Udhëheqsit të QKFU.

Gjatë periudhes 2004 - 2013 janë organizuar modulare për FU me pjesëmarrje të madhe, panaire kombëtare e ndërkombtare, vizita studimore, simpoziume, certifikimi i FU. Po ashtu është bere perfshirja e gjitha shkollave me profile të ekonomisë në FU, është futë FU në kurrikulë dhe QKFU është përfshi në organigramin e MASHT.

Rreth nesh